““Koken e njeriut sikur mbi qafe t'ia ngjiste kalit piktori dhe gjymtyreve te mbledhura gjithandej t'ua shartonte puplat e larme asisoj qe gruaja lart mbi bel, fort e bukur, te shnderrohej ne nje peshk te shemtuar e te perhime, ju te ftuar per te pare, o miq te mi, a do te permbaheni se qeshuri? Me besoni, o Pizone, se krejt i ngjashem do te ishte ne pamje edhe libri, kur si ne jermim te te semurit, te perfytyroheshin figurat fantastike, qe as koka, as kemba asnje trupi s'do ti pergjigjeshin. "Piktoret, ashtu edhe poetet, kane pasur te njejten mundesi qe me guxim te krijonin cdo gje.””